800 milionë stërlina për birra/ Anglia përgatitet për finalen e madhe të Europianit, nëse fitohet kupa do të shpallet ditë pushimi
Kur parashikimi i kohës do të jetë me mot të ngrohtë dhe pa reshje, pubet dhe lokalet në mbarë Britaninë do të jenë të hapura deri në mesnatë e më tej, siç ndodhi të mërkurën.
120 milionë sterlina do të jetë shpenzimet vetëm për pije alkoolike të djelën. Ndërkohë që goli i fitores ndaj Holandës e çoj ne 405 milionë shpenzimet nëpër pube dhe supermarket.
Në total anglezët pritet të harxhojnë 800 milionë sterlina deri në finale, ku birrat spanjolle do shmangen në mbështetje të tre luanëve qe nuk janë favoritetet për të fituar finale. 2.5 milionë shishe vere dhe po aq shampanjë do blihen nga tifozët me entuziastët, ndërkohë 4 milionë kanaçe dhe shishe birre dhe 1.2 milionë shishe bire me zero për qind alkool do blihen deri të djelën.
Ndërkohë kompanitë e picave mendojnë të bëjnë 20 deri 25 pica në sekondë gjatë ndeshjes. Kryeministri Starmer një tifoz i çmendur i Arsenalit i cili luan vetë futboll në kalçeto, ka lënë të kuptohet se do ketë mbështetje e qeverisë bërja e ditë pushimi në rast fitore.
Sakaq punëdhënësit do duhet të përgatiten për baticë kërkessash për leje nga puna për stafet që do duhet të jenë në punë të shtunën në mbrëmje.
Një nga supermarketet më të mëdha do të mbyllë 1800 dyqanet përpara ndeshjes me qëllim që punonjësit të kenë mundësi të ndjekin finalen, ndërkohë shumë britanike pritet të thonë se janë sëmurë dhe nuk do paraqiten në vendet e punës të nesërmen e finales, pavarësisht nëse fitojnë ose jo.
Atmosfera për finale dhe mbarimin e 58 viteve të pritjes së një trofeu të madh për kombëtaren angleze ka shtuar entuziazmin, por a nuk ka ndodhur kështu shpesh në dekadat e fundit, dhe në pritje të rikthimit të futbollit në vendlindje, ai ka përfunduar diku tjetër./Top Channel