“Në BBV bëre sikur kishe të dashur jashtë për të…”/ Ja si iu përgjigj Efi ndjekësit
“Big Brother VIP” mund të ketë mbaruar për ish-banorët por jo për ndjekësit e tyre
“Big Brother VIP” mund të ketë mbaruar për ish-banorët por jo për ndjekësit e tyre. Këta të fundit duket se ende janë shumë kuriozë që të dinë sa më shumë detaje në lidhje me ish-konkurrentët.
Madje mesa duket akoma kanë pikëpyetje lidhur me lojën e tyre, të “vërtetë ose jo”.
Në një “ask” në “Instagram”, Efi Dhedhes është “vënë me shpatulla pas muri” nga një koment i bërë nga një prej ndjekësve të saj, ku i thotë se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është shtirur sikur kishte të dashur jashtë që të mos e ngacmonte askush.
“S’di pse kam bindjen se në Big bëre kot sikur kishe të dashur jashtë për të shmangur ngacmimet”, i ka shkruar dikush.
Ish-banorja zgjodhi t’ia kthente me ironi përgjigjen duke i thënë:
“Nuk jam aq e zgjuar”. / Gazeta shqiptare