Lajme

Zbulohet kandidati i opozitës për Himarën

Zbulohet kandidati nga radhët e opozitës i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos për të drejtuar bashkinë e Himarës.

Petro Gjikuria një shqiptaro-amerikan, i cili jeton në SHBA po ka ardhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri, është zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Himarës.

Gjatë ditës së djeshme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka dhe kanë biseduar për kandidatin e Himarës duke rënë dakord për emrin e Peter Gjikurias.

Ditën e nesërme, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pritet të dalë në një konferencë për mediet për të dhënë detaje për kandidatin Gjikuria.

Zgjedhjet në Himarë do të mbahen më 4 gusht, pasi disa ditë më parë KQZ vendosi të shpallte të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, i dënuar për blerje votash./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button