Tragjike! Ish-futbollisti gjen vdekjen pas pickimit të bletës
Për ish-futbollistin, Stefano Guerra, një thumbim blete teksa po kryente punë vullnetare ishte fatale të premten e kaluar.
Stefano Guerra, 62 vjeç ishte alergjik. Ai ishte shtruar në spital për disa ditë në gjendje kritike në spitalin Santa Maria Nuova në Reggio Emilia . Pas pickimit të insektit, 62-vjeçari iu nënshtrua shokut anafilaktik , i cili më pas i shkaktoi atak në zemër.
Mbrojtësi, i lindur në Verona dhe i rritur në Vicenza , luajti për skuadra të ndryshme italiane (përfshirë Prato), por mbeti në zemrat e tifozëve të ekipit Reggiana për pjesëmarrjen në sezonin 1988-89 në të cilin Reggiana fitoi promovimin në Serie B. me trajnerin Pippo Marchioro. Guerra më pas u martua dhe vazhdoi të jetonte në Reggio Emilia, duke i dhënë fund karrierës së tij si punonjës banke përpara se të dilte në pension.
Në rrjetet sociale, skuadrat në të cilat luajti Guerra dërguan menjëherë mesazhe ngushëllimi për familjen/OraNews