Bota

PAKËSOHET “MJALTI I ÇMENDUR”/ Ndryshimet klimatike “godasin” gjuetarët e haluçinogjenit të Nepalit

Tradita e lashtë e nepalezëve për të mbledhur mjaltin në lartësi deri në 300 metra në Himalaja është prekur nga ndryshimet klimatike. Ata ankohen për sasi më të ulët të prodhimit.

Të varur me një litar dhe një shkallë bambuje në një shkëmb mali Himalayan, këta nepalezë mbledhin këtë mjaltë Haluçinogjen , që përdoret si ilaç tradicional

Por kjo traditë e lashtë po cënohet nga degradimi i mjedisit për shkak të ndryshimeve të shpejta klimatike.

26-vjeçari Som Ram Gurung varet në mënyrë të rrezikshme 100 metra nga toka, për të marrë mjaltin.

“Këtë metodë e kam trashëguar nga im atë, jam duke ecur në hapat e tij. Shkallën e vështirësisë e kuptojnë vetëm ata të cilët merret me mbledhjen e mjaltit dhe të tjerët nuk mund ta dinë.

Mjaft herë zonjat këtu më kërkojnë të mos ngjitem duke më thënë se rrezikoj të bie nga lartësia”, shprehet ai.

Nepalezët thonë se ndryshimet klimaterike kanë ndikuar në uljen e sasisë së mjaltit në më pak se 1/3 e prodhimit të zakonshëm.

Në këtë zonë zakonisht kishte 50-60 hoje bletësh, sot që flasim nuk bëhen as 13. Vitin e shkuar më pak se 30. Kjo lidhet me ndryshimet që ka pësuar mjedisi sasia e ujit që gjendet këtu

Pjesa më e madhe e tij është devijuar për hidrocentralet. Ndoshta bletët nuk e gjejnë dot atë ose diçka tjetër që ne nuk e kuptojmë po ndodh”, tha ai.

Kjo situatë po ndikon edhe në çmimin e shitjes në treg pasi për shkak të sasisë më të ulët të prodhimit tregtarët janë të detyruar të shesin më pak me një çmim më të lartë.

Një litër nuk kushtonte më shumë se 3.5 dollarë, por tashmë litri po tregtohet me afro 5 shifin e çmimit, me 15 dollarë.

Gjithashtu ka më pak të rinj që dëshirojnë të ndjekin këtë traditë pasi largohen nga fshati për të gjetur një punë me të ardhura më të mira./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button