Sport

“Luftë” dhe spektakël, në Dortmund mësohet finalisti i dytë/ Ja si priten të rreshtohen skuadrat në Holandë-Angli

Holanda dhe Anglia masin forcat në gjysmëfinalen e dytë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan të arrijnë në finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik, aty ku i pret Spanja.

“Tulipanët” kanë treguar një lojë të bukur, edhe pse me raste me ulje-ngritje, teksa testi i vërtet do të jetë pikërisht kundër skuadrës së Gareth Southgate.

Nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë treguar luhatje, teksa kualifikimin deri këtu e ka arritur vetëm falë kohës shtesë dhe penalltive.

Koeman pritet t’i besojë rreshtimit të tij bazë që ka bërë dhe në ndeshjet e tjera të këtij Europiani, teksa dilemat janë në krahun e djathtë të sulmit nëse do të luajë Bergwijn ose Malen.

Nga ana tjetër, Southgate mund t’i rikthehet dhe njëherë skemës 4-2-3-1, që u kritikua gjatë gjithë kompeticionit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

HOLANDA: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Simons, Reijnders; Bergwijn, Depay, Gakpo.

Trajner: Ronald Koeman

ANGLIA: Pickford; Walker, Stones, Guehi, Trippier; Mainoo, Rice, Saka; Bellingham, Foden; Kane.

Trajner: Gareth Southgate/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button