Fishkëllimat ndaj Marc Cucurella-s, spanjollët zemërohen me tifozët
BILD
Kjo nuk i shkonte fare për shtat!
Spanjolli Marc Cucurella u fishkëllua në mënyrë të përsëritur të martën në mbrëmje gjatë fitores në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian kundër Francës (2-1) në Mynih. Me shumë mundësi nga tifozët gjermanë.
Fishkëllimat shqetësuan veçanërisht një nga bashkëlojtarët spanjollë të Cucurella-s.
Dani Vivian kritikoi tifozët gjermanë: “Kjo është e turpshme! Asnjë lojtar nuk e meriton diçka të tillë. Të hysh në një stadium për të fishkëllyer dikë është mungesë respekti për atë që bën punën e tij”.
Por përse u fishkëllye?
Sfondi: Mbrojtësi i majtë i Spanjës Cucurella mori një goditje nga Jamal Musiala në dorë, që nuk ishte direkt në trupin e tij, në kohën shtesë në çerekfinalen kundër Gjermanisë kur rezultati ishte 1-1. Për këtë nuk pati penallti, Gjermania u eliminua 1-2 pas kohës shtesë.
Cucurella i priti fishkëllimat me qetësi. Lojtari i Spanjës pas ndeshjes në ZDF: “Për mua nuk ka rëndësi. Duhet të qëndrojmë të fokusuar. Nëse flitet për këtë, është pjesë e lojës”.
Tifozët spanjollë reaguan ndaj fishkëllimave duke brohoritur disa herë “Cucurella”.
Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente: “Nuk e di pse u fishkëllye. Ajo që kanë bërë ata, e ka motivuar edhe më shumë. Ai është profesionist dhe di si të përballojë presionin”.
Sipas de la Fuente, njerëzit që fishkëllenin. nuk përfaqësonin sportin apo Gjermaninë. Gjermania është një mikpritëse e jashtëzakonshme, tha trajneri.
Meqë ra fjala: Qendërmbrojtësi Vivian, i cili reagoi kundër tifozëve që fishkëllyen, bëri paraqitjen e tij të dytë në Kampionatin Evropian si zëvendësues kundër Francës.
Me Spanjën, ai, Cucurella dhe Co. do të takohen me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Holandës dhe Anglisë në finale të dielën (21:00)./© SYRI.net