Shëndet

Singapori miraton zyrtarisht insektet si ushqim i ngrënshëm

Agjencia shtetërore e ushqimit në Singapor ka miratuar 16 lloje insektesh të ngrënshme për shitje dhe konsum. Insektet e miratuara përfshijnë karkalecat, krimbat dhe disa lloje brumbujsh. 

Studiuesit kanë regjistruar më shumë se 2100 lloje të ngrënshme insektesh, shumë prej të cilave janë të pasura me vitamina dhe proteina të larta në kontrast me produktet e tjera shtazore.

Insektet e gjalla zakonisht shiten në Singapor si ushqim për kafshët shtëpiake, si zogjtë apo zvarranikët, por ato do të jenë një opsion i ri së shpejti edhe për njerëzit.

Kuzhinierët lokalë, restorantet dhe kompanitë e ushqimit kanë eksperimentuar me mënyra të ndryshme me recetat që përfshijnë insektet./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button