Pritjes i erdhi fundi, publikohet traileri i parë i Gladiator 2″, ja si vijon një prej filmave më të famshëm në histori
“Gladiator 2”, vazhdimi i filmit kult të Ridley Scott njëzet vjet më vonë, mbërrin në kinematë në mbarë botën me një histori tjetër të betejave të përgjakshme për pushtet, intrigave dhe hakmarrjes të vendosura në Romën e Lashtë.
Tani është prezantuar traileri i parë, i cili lë të kuptohet se për çfarë bën fjalë filmi.
Historia ndjek Lucius (Paul Mescal), nipi i Commodus (i luajtur nga Joaquin Phoenix) dhe nipi i Marcus Aurelius, i cili vetë detyrohet të hyjë në Koloseum dhe të luftojë për jetën dhe nderin e tij.
Përveç Mezcal, luan edhe Pedro Pascal, si dhe Denzel Washington, Connie Nielsen, Joseph Quinn e të tjerë.
Aktori i ri më herët ka deklaruar se është “në stres” për rolin e tij në këtë produksion, pasi është “filmi më i madh në të cilin ka luajtur”.
“Jam i emocionuar, por është gjithashtu e vështirë për mua të largohem nga trashëgimia e origjinalit. Mendoj se është me të vërtetë i shkruar mirë dhe një homazh i vërtetë për filmin e parë, por është gjithashtu diçka në të cilën mund të hyj dhe të bëj më të mirën”, tha Mescal.
Filmi pritet të publikohet më 15 nëntor 2024!/ TAR/Top Channel