“Isha 8 vjeçe kur u deha për herë të parë”/ Modelja e famshme në një rrëfim të rrallë: Mendova se alkooli dhe droga…
Supermodelja Cara Delevingne ka folur për herë të parë për përdorimin e drogës në të kaluarën dhe marrëdhënien e saj me alkooli
Supermodelja Cara Delevingne ka folur për herë të parë për përdorimin e drogës në të kaluarën dhe marrëdhënien e saj me alkoolin. 31-vjeçarja në një intervistë për “Sunday Times” zbuloi herën e parë që ishte dehur, ku tregon se ishte vetëm 8 vjeçe.
“Unë u deha për herë të parë, në dasmën e tezes në vitin 2001. Isha tetë vjeç, një moshë pak e çmendur për t’u dehur”, tha modelja dhe aktorja.
Më pas, Cara pranoi se iu drejtua substancave, duke besuar se do droga do ta ndihmonte në kohë të vështira.
“Mendova se alkooli dhe droga do të më ndihmonin ta përballoja. Por nuk e bënë, përkundrazi më trishtuan dhe më mbanin në depresion. Ndjehem sikur tani, e kam kthyer fuqinë time. Tani, asgjë nuk më kontrollon”, vuri në dukje ai.
Siç zbuloi ajo, ajo ka arritur të qëndrojë e pastër nga droga dhe alkooli që nga viti 2022. / Gazeta shqiptare