Sport

Heroi i Spanjës si babai i tij, 33 vite më pas, i njëjti festim në të njëjtin stadium

Heroi i Spanjës në çerekfinalen ndaj Gjermanisë ishte mesfushori, Mikel Merino, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 119, duke çuar iberikët në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Ajo që ra në sy ishte festimi i mesfushorit 28-vjeçar.

Ai vrapoi rreth flamurit të këndit, një veprim që është komentuar shumë në rrjetet sociale, por shpejt doli se heroi i Spanjës kishte kopjuar në këtë mënyrë babanë e tij.

Në të njëjtën mënyrë, në të njëjtin stadium, atë të Stuttgartit, Angel Merino festonte golin e tij për Osasunën në fitoren 3-2 në Kupën UEFA në nëntor 1991./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button