Macja e famshme Larry në pritje të kryeministrit të gjashtë britanik
Kryeministrat dhe qeveritë ndryshojnë, por ai është gjithmonë aty për të simbolizuar stabilitetin e Downing Street. Macja Larry po përgatitet të mirëpresë kryeministrin e gjashtë, të parin laburist pas 14 vjetësh sundimi konservator, për të mbyllur epokën e gjatë të konservatorëve në krye të vendit, e cila filloi në vitin 2010.
Gjatë një konference në vitin 2016, David Cameron shpjegoi se Larry është një nëpunës civil dhe jo pronë personale e ndonjë individi.
Kryeministri i ri që do të marrë së shpejti detyrën mund të sjellë me vete, përveç familjes së tij edhe macen Jojo. Por Larry, macja më e famshme në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka frikë nga konkurrenca dhe ka treguar në të kaluarën se mund të bashkëjetojë me kafshët shtëpiake të tjera. Kryeministri në largim, Rishi Sunak, solli me vete Novën, labradorin e tij, të cilit Larry do t’i duhet t’i thotë tashmë lamtumirë.
Në rrjetet sociale macja është shumë e njohur, me mbi 844 mijë ndjekës. Në profilin e Larry-t publikohen foto në të cilat ndahen momente nga përditshmëria e tij, por edhe imazhe ku pozon si kryeministër para foltores tipike të Downing Street./OraNews