Sport
Festa ultra-nacionaliste i kushton shumë, UEFA pezullon Demiral! Edhe Bellingam dënohet me 20 mijë euro gjobë
Merih Demiral është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA. Ky vendim, i shtëpisë së futbollit në Europë, erdhi pas festës ultra-nacionaliste të mbrojtësit të Turqisë, gjatë ndeshjes me Austriinë.
Në këto kushte, Demiral nuk do të mund të kontribuojë për skuadrën e Montellas në çerekfinalen ndaj Holandës, e në gjysmëfinale, në rast kualifikimi. Ky është një lajm i keq për Turqinë, në prag të sfidës jetike të së shtunës.
Po ashtu, talenti britanik Bellingam është dënuar me 20 mijë euro gjobë.