Alesia Bami martohet së shpejti? Era Rusi vë në siklet moderatoren: Ty do të vij…
Këngëtarja e njohur, Era Rusi, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel
Këngëtarja e njohur, Era Rusi, ka qenë mbrëmë e ftuar në “Top Arena”, Top Channel. Në një intervistë ballë për ballë me Alesia Bamin, ajo tregoi disa të pathëna, nga momenti më i sikletshëm live, këngëtaren e preferuar apo nëse do të marrë pjesë në “Big Brother VIP 4”.
Gjatë intervistës artistja vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.
Pjesë nga biseda:
Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?
Era: Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në klubin ku këndoja
Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në live?
Era: Një në një festival ku nisi kënga dhe mu shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë.
Alesia: Sa para merr nëpër dasma?
Era: Do martohesh ti?
Alesia: Ku i dihet, ndoshta
Era: Ty do të vij pa lekë / Gazeta shqiptare