Bota

Princesha norvegjeze po martohet me një shaman biseksual – për shkak të tij ajo detyrohet të heq dorë nga titulli i saj mbretëror

Princesha norvegjeze Martha Louise do të martohet në më pak se dy muaj. Më 31 gusht, ajo do t’i thotë “Po” të fejuarit të saj Durek Verrett.

Ceremonia do të ketë dy pjesë të udhëhequra nga zyrtarë të feve të ndryshme, raporton DailyMail.

“Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se Reverendja Margit Lovise Holte do të shërbejë në dasmën tonë në Geiranger më 31 gusht pas një ceremonie martese në kishën norvegjeze. Michael Beckwith gjithashtu do të marrë pjesë në ceremoni me një fjalim mirëseardhjeje”, tha princesha. Në mënyrë që të vinin të ftuar nga e gjithë bota në dasmë, çifti rezervoi disa hotele në këtë zonë. Të ftuarit do të qëndrojnë atje gjatë katër ditëve të festës.

Në ditën e dasmës, të ftuarit do të shijojnë një shëtitje me varkë tri-orëshe në fiordin Geiranger që do t’i çojë ata në ceremoni. Pas ceremonisë do të vijojë një pritje dhe festë në një hotel norvegjez. Të ftuarit do të argëtohen nga grupi amerikan Black Eyed Peas. Në ftesë thuhej se fotografimi i dasmës nuk do të lejohej.

Kujtojmë se Martha Louise u largua nga pozicioni i saj si anëtare e familjes mbretërore dy vite më parë, më së shumti për shkak të pikëpamjeve të diskutueshme të partnerit të saj. Durek e deklaron veten një person biseksual dhe e quan veten shaman.

Në librin e tij me titull “Spirit Hacking”, ai sugjeroi se kanceri është një zgjedhje, rekomandoi ushtrime për të hequr “gjurmat” nga vaginat e grave të lëna nga partnerët e mëparshëm seksualë dhe në faqen e tij të internetit shiti një medaljon prej 222 dollarësh të quajtur Spirit Optimizer që ai pretendoi se ndihmoi për të kapërcyer Covid-in.

E gjithë kjo shkaktoi reagime të shumta në Norvegji. “Ai është një mashtrues dhe një sharlatan”, tha dikur kolumnisti dhe humoristi Dagfinn Nordbo.

Martha Louise (52) do të martohet me Durek shtatë vjet pas divorcit nga bashkëshorti i saj i parë, shkrimtari Ari Behn, me të cilin ka tre vajza. Ish-çifti u martuan në maj të vitit 2002. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button