Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës ndërsa shfaqet pa sytjena në një fustan transparent me shkëlqim
Rita Ora “vodhi” gjithë shfaqjen teksa doli pa sytjena me një fustan të tejdukshëm me shkëlqim ndërsa merrte pjesë në koncertin prioritar të Girls Aloud në “O2 Shepherd’s Bush Empire”.
Këngëtarja 33 vjeçe, u kujdes që të vinte në pah linjat e saj trupore në fustanin e tejdukshëm që tregonte më shumë se ç’duhej, shkruan DailyMail.
Artistja shqiptaro-britanike i la shumë pak vend imagjinatës me fustanin e tejdukshëm, gjersa kishte veshur edhe një palë çizme të zeza.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” dukej plot vetëbesim në fustanin e guximshëm, duke marrë disa poza përpara se të nisej për të shijuar koncertin.
Rita kishte vendosur një shkëlqim buzësh të kuqërremtë dhe një skuqje rozë, ndërsa flokët e saj kaçurrela i rridhnin pas shpinës.
Më herët në ardhjen e saj, muzikantja buzëqeshi duke bërë një hyrje elegante, duke i shtuar më shumë magjepsje paraqitjes së saj me një palë syze të kuqe tepër të mëdha.
Ajo gjithashtu kishte për aksesor një çantë lëkure të zezë të zbukuruar dhe u pa duke mbajtur në dorë një xhaketë me thekë deveje.
Më vonë ylli u kap në një moment shumë prekës teksa fshiu lotët gjatë një nderimi për anëtaren e ndjerë të “Girls Aloud”, Sarah Harding – e cila vdiq tragjikisht nga kanceri i gjirit në shtator të vitit 2021.
Këngëtarja e hitit “Carry On” ishte e pranishme në këtë event së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi.
Regjisori, 48-vjeç, u pa duke ngushëlluar gruan e tij të dashur teksa i fërkoi butësisht një dorë në krahun e saj.
Koncerti prioritar ishte i disponueshëm ekskluzivisht për klientët me brez të gjerë O2 dhe Virgin Media. /Telegrafi/