Lajme

Noka “kërcënon” Bashën: Zoti deputet, mos përdorni simbolet identifikuese dhe emrin e PD-së!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit të Kuvendit Lulzim Basha ku i shpjegon vendimin e Gjykatës për vulën dhe logon së kësaj force politike.

Noka i bën me dije deputetit Basha se përdorimi i simboleve dhe aseteve të Partisë Demokratike përbën kundravajtje ligjore dhe do të ndiqen penalisht.

Gjithashtu kërkojmë nga ana juaj që të mos përdorni simbolet identifikuese të PDSH të cilat me vendimmarrjet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të PDSH janë shfuqizuar si dhe në komunikimin publik të mos t’i drejtoheni publikut si Partia Demokratike e Shqipërisë për sa kohë nuk keni asnjë tager përfaqësimi.”, – shkruan Noka në letrën drejtuar Bashës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button