Life Style

Më mungon skena shqiptare’/ Erand Solji rrëfen jetën e tij në SHBA: Më ka tjetërsuar si njeri…

Aktori, Erand Solji i ftuar në ‘A Show’ tregoi se zhvendosja e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka tjetërsuar si person, teksa tregon se ndjehet i kënaqur që ka bërë një zgjedhje të tillë.

Ish-aktori i emisionit ‘Portokalli’ tregon me nostalgji vitet e tij në skenë dhe shpreh mall për kohën e tij me kolegët e humorit.

Shqipëria është vendi që ka prodhuar dhe prodhon gjithmonë shpirtra të mirë që të lulëzojnë jashtë vendit dhe të kthehen në Shqipëri për të mbyllur jetën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thithin çdo lloj vlere dhe në këtë aspekt jo më kanë ndryshuar por më kanë asimiluar, vetëm emri ka ngeluar pa u ndërruar. Nuk te them që ndihesh keq apo mirë sepse këtu ndihesh qytetar i botës.”

Më mungon aq shumë saqë bëj gjithçka që këtu në Amerikë të çaj me atë që më ka bekuar zoti, talentin, për të qënë pjesë e skenës. Kur kujtoj Portokallinë kam ndjesinë më të lartë që mund të ketë një artist.” – tha Sojli.

Sojli tregon se paraardhësit e tij ishin me kombësi të ndryshme, dhe se kanë arritur denjësisht të kalisin shpirtin e artistit tek të gjithë brezat.

“Ne jemi një familje në përbërjen tonë  multietnike dhe mua më shijon Amerika sepse stërgjyshja ime ishte austriake. Gjithashtu te tre nuset e djemve i kishte të huaja, një italiane, rumane dhe jugosllave, gjyshja ime që ishte nga Stambolli. Të treja këto gra me një komandante austriake arritën të edukojnë tek dashuri, të kultivojnë artin.”/SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button