Life Style
“Më fal që nuk jam gruaja perfekte”, Fifi i kushton dedikimin e veçantë partnerit: Për ty unë bëj…
Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, prej pak vitesh po shijon një romancë dashurie me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin.
Me rastin e ditëlindjes së tij, këngëtarja i ka kushtuar një dedikim të veçantë në Instagram, që mori vëmendjen e ndjekësve.
Fifi e ka cilësuar veten si ‘ një grua jo perfekte’, por për familjen thotë ajo, ‘bëj atë që nuk bëhet’.
Shumë urime për njeriun e jetës time. Më fal që nuk jam gruaja perfekte po për familjen tonë të vogël, për ne, për ty, unë do të bëj atë që nuk bëhet. Të dua shumë o babi i bebit tem”, ka shkruar këngëtarja.
Çifti i dashur kanë një dajlë së bashku, i cili është tashmë 1 vjeç dhe mban emrin e veçantë ‘Theo Mal’./Top Channel