Bota

Korbët mund të braktisin miqtë kur është fjala për ushqim por jo familjarët e tyre

Studiues në Cornwall në jug të Britanisë thanë se zogjtë inteligjentë qëndrojnë me vëllezërit, motrat, partnerët dhe pasardhësit, edhe nëse rrezikojnë të mbeten pa ngrënë.

Një shprehje thotë se gjaku është më i fortë se uji kur është fjala për marrëdhëniet njerëzore, por e njëjta duket se është e vërtetë dhe për korbët e sorrat, teksa shkencëtarët zbuluan se ata mund të braktisin miqtë e tyre për të përfituar ushqim, por jo ata me të cilët kanë lidhje familjare.

Studimi në Cornwall zbuloi se korbët trup-vogël heqin dorë nga miqtë e tyre dhe krijojnë miq të rinj nëse kjo u leverdis për gjetjen e ushqimit ndërsa me familjarët e tyre qëndrojnë dhe në kohë të mira edhe në të këqija.

Sorrave të egra, që janë zogj shumë socialë, iu caktua detyra e kujtesës së krimbave të shijshëm në varësi të individëve me të cilët shoqëroheshin kur i merrnin ato.

Zogjtë shihej që ndërronin miqtë e tyre për të marrë shpërblimin më të mirë, por asnjëherë nuk ndryshonin partnerët, pasardhësit e tyre ose motrat e vëllezërit.

Alex Thornton, profesor ekologjie në qendrën e mbrojtjes së Universitetit Penryn në Cornwall, tha: “Monitoruam qindra sorra të tilla trupvogla të pajisura me një sinjal gjurmues në këmbë, si ato që përdoren për qentë e macet”.

“Nëse zogjtë e grupeve të ndryshme vinin bashkë –për shembull A me B – ushqyeset nuk hapeshin. Zogjtë që vinin vetëm merrnin vetëm grurë, por jo krimbat e dëshiruar”.

“Për të ndryshuar shoqërinë e tyre zogjtë mësuan shpejt të linin miqtë e tyre për të marrë rezultatet më të mira, por bënin gjithnjë përjashtime kur ishte fjala për zogj të afërm me ta”.

Projekti Jackdaw në Cornwall ka nisur në 2012, dhe përbëhet nga tre koloni me më shumë se 2000 zogj të dallueshmë nga njëri-tjetrit e të pajisur me gjurmues. Studimi fundit u publikua në revistën ‘Nature Communications. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button