Life Style
“I kam dhënë 10 vite makinës pa patentë”, Dren Abazi zbulon “sekretin” në “Top Arena”: Vëllai më ka prishur punë
Këngëtari Dren Abazi ka folur në “Top Arena” për jetën e tij personale, ku me shaka tha se vëllai i ka prishur “punë” me vajzat.
Ai tregoi ndër të tjera se për 10 vite i ka dhënë makinës pa patentë. Abazi zbuloi edhe rreth shumë që ndodhet në llogarinë e tij bankare.
“Vëllai më ka prishur punë me vajzat se ka qenë gjithnjë më simpatik (qesh). Unë kam leje qarkullimi, e kam marrë me vonesë. I kam dhënë makinës 10 vite pa patentë.
Policët më kanë falur se nuk kam bërë shkelje flagrante. Jam çun i mirë prandaj më kanë falur. Në llogarinë time nuk ka më shumë se 1 milion euro (zëri i së vërtetës nuk e beson)”, u shpreh ai./Top Channel