Demiral me dy gola, bashkëshortja e tij Heidi Lushtaku emocionohet dhe nuk i mban lotët në tribunat e ndeshjes
Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk po shijon triumfin ndaj Austrisë në ndeshjen 1/16 të Kampionatit Evropian, Euro 2024.
Turqia ka arritur të kalojë në avantazh me rezultat 2:1, dhe të dy golat janë shënuar nga vetë Demiral, duke e bërë atë protagonistin kryesor të mbrëmjes.
Në tribunë, mbështetja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, nuk ka munguar.
Ajo ka festuar me shumë emocion golat e Demiralit, bashkë me djalin e tyre, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse në tribuna për futbollistin turk.
Përkrahja familjare ka qenë e dukshme dhe emocionuese gjatë gjithë ndeshjes, duke reflektuar në performancën e shkëlqyer të Demiral në këtë ndeshje. /Telegrafi/