Lajme

Botuesi i Kadaresë rrëfen momentet e fundit të shkrimtarit, denoncon ndihmën e shpejtë: Ambulanca ishte pa impiant, me zor kemi çarë rrugët e Tiranës

Botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare, ndërsa mbaheshin homazhet në nder të tij ka bërë një denoncim sa i përket dhënies së ndihmës mjekësore në momentet e fundit të Kadaresë.

Hudhri u shpreh se ambulanca që erdhi për ta transportuar nga banesa në spital nuk kishte kushte dhe aparaturat e nevojshme për ndihmën e parë, ndërsa theksoi se trafiku i rënduar dhe mosreagimi për të hapur rrugën sollën vonesa të dërgimit në spital.

“E morën në ashensor ishte gjendje gati e ngrirë, hipën në ambulancë shumë e thjeshtë pa impiant me zor kemi carë rrugët e Tiranës megjithëse ulërinte sirena derisa mbërritëm në urgjencën e QSUT dhe pak sa hapej dera shikoje mobilizimi i mjekëve”, tha Hudhri./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button