Vritet në Meksikë prezantuesja televizive dhe motra e ish-futbollistit të Fiorentinës
Ylli i televizionit meksikan 29-vjeçar u vra brutalisht jashtë një cirku në Meksikë.
Viktima, Paolo Salcedo është motra e futbollistit meksikan Carlos Salcedo, i cili vite më parë ka luajtur në Seria A me Fiorentinën.
Paola Salcedo, një modele dhe prezantuese televizive shumë e dashur në vendlindje, vdiq pasi u qëllua disa herë.
Krimi ndodhi mbrëmjen e djeshme, të hënën 1 korrik, jashtë një cirku në komunën Huixquilucan de Degollado, Meksikë.
Hetuesit po hetojnë për të zbardhur dinamikën e vrasjes: për momentin psta kryesore është ajo e një grabitjeje që përfundoi keq.
Lajmi tragjik, i cili tronditi botën e sportit dhe argëtimit, është konfirmuar edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit të Meksikës (FGJEM).
Sipas asaj që një dëshmitar zbuloi për mediat meksikane, 29-vjeçarja doli nga cirku për t’iu përgjigjur një telefonate kur iu afrua një furgon.
Pranë makinës së saj, gruaja u godit nga disa të shtëna nga mjeti i dytë, i cili më pas u largua.
Paola Salcedo, tashmë në gjendje të rëndë kur mbërriti ndihma, vdiq në spital për shkak të plagëve të rënda që mori.
29-vjeçarja, drejtuese e programit “Líderes del Baño”, lë pas një djalë me portierin uruguaian Nicolás Vikonis dhe vëllain e saj Carlos, yll i kombëtares meksikane, aktualisht në skuadrën e Cruz Azul, por me një kaluar në Evropë, ku veshi fanellën e Fiorentinës dhe Eintracht Frankfurt, përpara se të kthehej në anën tjetër të Atlantikut për të luajtur për Tigres, në Meksikë, dhe Toronto, në Kanada./OraNews