Life Style

“Derisa vdekja të na ndajë!”, çifti i jep fund jetës përmes vetëvrasjes së asistuar nga mjekët

Një çift i moshuar në Holandë vendosi t’i japë fund jetës përmes një vetëvrasje të asistuar nga mjekët, me anë të një injeksioni vdekjeprurës. Jan Faber 70 vjeç dhe Els van Leeningen 71 vjeç u martuan para 50 vitesh. Jan punoi në një anije mallrash, si dhe luajti për ekipin kombëtar të të rinjve. Ndërsa, Elsi punonte si mësuese në një shkollë fillore.

Çifti gëzonte një marrëdhënie të shkëlqyer dhe kishin përgjithësisht një jetë të qetë. Mirëpo vitet e fundit po përballeshin me probleme të shtuara shëndetësore. Jan luftoi gjatë me dhimbjet e forta kronike të shpinës, edhe pas operacioneve që iu nënshtrua, duke e lënë atë madje të paaftë për të punuar. Ndërkohë, Els doli në pension në 2018 dhe filloi të shfaqte shenja të demencës, një sëmundje nga e cila kishte vdekur dhe babai i saj

Me shëndetin e të dyve në rënie, Jan diskutoi mundësinë e vetëvrasjes së asistuar, derisa dyshja më në fund zgjodhi t’i jepte fund jetës përmes eutanazisë. Në momentet para vdekjes së tyre, çifti u rrethua nga miqtë dhe familjarët, përfshirë djalin e tyre, i cili e kishte pasur të vështirë të pranonte vendimin e prindërve të tij. Sipas tij, mjekët ndoqën procedurat dhe gjithçka përfundoi në vetëm pak minuta. Çiftit iu dha një injeksion vdekjeprurëse dhe vdiqën së bashku, më 3 qershor.

Holanda dhe Belgjika ishin vendet e para që praktikuan eutanazinë ose vdekjen vullnetare, të ndihmuar nga një mjek. Procedura u bë e ligjshme në Holandë dhe u miratua në prill të vitit 2001. Kërkesat për vetëvrasje të asistuar shpesh vijnë nga pacientë që përjetojnë vuajtje të padurueshme pa asnjë perspektivë përmirësimi. Kërkesa e tyre duhet bërë me bindje të plotë, që do të thotë se ata e shohin eutanazinë si të vetmen formë shpëtimi nga situata e tyre. /OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button