EURO 2024/ Ronaldo udhëheq Portugalinë, por Sllovenia kërkon surprizën
Në letër nuk duhet të histori, mirëpo ky Europian në fazën e grupeve po e po, por edhe në duelet e tjera të 1/8 ka treguar se diferencat mes ekipeve të mëdha dhe atyre të quajtura të vogla po ngushtohen së tepërmi.
Ndaj Portugalia e yjeve do të duhet të bëjë shumë kujdes sonte në mbrëmje përballë Sllovenisë. Luzitanët kanë ardhur në këtë kompeticion si favoritë të mëdhenj dhe është normale të jetë kështu duke pasur një organikë me shumë lojtarë të shkëlqyer sikurse Ruben Diaz, Nunjo Mendezh, Bernardo Silva, Vitinja, Rafael Leao, Zhoao Feliks, Bruno Fernandezh dhe Kristiano Ronaldo.
Ky i fundit është vlerë e madhe në moshë të vjetër, por jo pak e quajnë edhe pengesë pasi loja e skuadrës rrotullohet rreth tij, ndonëse forma e tij nuk është më e para disa viteve dhe kjo sikur lë në hije cilësitë e yjeve të tjerë. Portugezët duhet të bëjnë kujdes sepse Ronaldo dhe disa lojtarë të tjerë rrezikojnë në rast kartonësh të mungojnë në çerekfinalen hipotetike me Francën ose Belgjikën.
Sllovenia vazhdon të ëndërrojë ndërkohë. Kaloi në një grup goxha të vështirë me Anglinë, Serbinë dhe Danimarkën dhe tani kërkon surprizën e madhe. Janë një ekip ku dominon grupi më shumë sesa individët, megjithëse ka pika të forta si Jan Oblak në portë apo Sheshko në sulm. /vizionplus.tv