“I thashë jetës more fund”, Ledjona tregon rastet e frikshme kur është kërcënuar: Më tha do të vij në shtëpi dhe…
Ish banorja e BBV3, Ledjona Xheladinaj, e ftuar në “Mos i bjer me Top”, me Ronaldo Sharkën, mes të tjerash foli edhe për punën e saj si gazetare investigative.
Ledjona tregon se shpesh herë ka rënë pre e kërcënimeve nga persona të ndryshëm, por u ka ardhur në ndihmë edhe atyre që janë ndjerë në rrezik.
Në një rast gazetarja tregon se ka strehuar një vajzë të re në shtëpi. “E kam ndjerë shumë traumën e një vajze dhe e kam strehuar në shtëpinë time, por ka pasur edhe raste të tjera. Në telefonin tim ka shumë mesazhe dhe më vjen mirë kur ia dalin dhe nuk dorëzohen”, shprehet ajo.
Kritika që më japin shpesh është që ‘si nuk e njeh frikën?’. Nuk ndiej frikë, i investigoj me ditë të tëra, por më kanë kërcënuar. Ka qenë një rast në Urën Vajgurore, më ka kërcënuar me jetë. Më thoshte ‘do të vij në shtëpi, do të vras’ dhe i thashë jetës sime ‘ more fund’, por këta që flasin nuk bëjnë asgjë”,tregon moderatorja.
Ish-konkurrenjta e BBV, thotë se për të gruaja shqiptare që më frymëzon është nëna e saj, ‘është kujdesur shumë për familjen e saj’. Ledjona tregon se synimi i saj nuk është që të mbrojë vetëm gratë e dhunuara, por edhe burrat.
“Nëse ka diçka që unë e falënderoj gjithmonë Zotin është se nuk e kam në karakterin tim që të vras mendjen ose të shqetësohem çfarë thonë të tjerët. Gjithmonë kam parë atë që të eci mirë dhe të vazhdoj jetën time. T’ia dal me atë gjë që dua të arrij. E vështirë është, shumë e vështirë është, por më vjen mirë që unë kam njohru në jetën time, për shkak dhe të profesionit, gra shumë të forta, të cilat nuk dorëzohen. Ka pasur shumë nga ato, të cilat kanë qenë të dorëzuara, më vjen shumë mirë që i kam ndihmuar, që kam qenë pranë tyre dhe ruaj kontaktet. Nëse përfundoj një rast, nuk i shkëpus marrëdhëniet, por vazhdoj”, u shpreh ajo.