Vendi
Rriten sërish temperaturat! Gjatë fundjavës pritet një mot me diell dhe i nxehtë
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë./Top Channel