Life Style

“Po rrezikon jetën”/ Modelja e famshme bën operacionin e 17-të të rritjes së gjoksit 

Katie Price duket se ka vendosur që të thyej të gjitha rekordet sa i përket operacioneve plastike në gjoks

Katie Price duket se ka vendosur që të thyej të gjitha rekordet sa i përket operacioneve plastike në gjoks. 46-vjeçarja ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku tregon rezultatet e operacionit të 17.

Në pozat në fjalë, modelja e njohur shfaqet me një fustan të zi shumë të ngushtë, i cili i tregon shumë bukur format trupore. Pavarësisht se duket e kënaqur me gjoksin e saj kaq të madh, duket se ndjekësit e saj nuk janë aspak dakord me operacionet që ajo po bën.

Një gjë e tillë vihet re në komentet që ndjekësit kanë lënë në postimin e Price. Shumica e fansave i shkruanin se ajo po shkatërron veten dhe shëndetin e saj me të gjithë këto operacione.

Është qesharake ajo që po bën. Ti dukesh si gunga e Notre Dame me kokë poshtë. Duhet të filloni të kujdeseni për shëndetin tuaj fizik”, ishin disa nga komentet që kanë bërë ndjekësit.

Ndërkohë kujtojmë se Price ka deklaruar pas operacionit të saj të 16 se nuk i interesonte nëse njerëzit e konsideronin atë “të varur” nga operacioni, duke theksuar: 

“Është zgjedhja ime dhe trupi im”.

Por jo vetëm kaq, pasi 46-vjeçarja ka marrë referime të shumta nga mjekë të cilët kanë shprehur shqetësimin për shëndetin e saj. Duke iu referuar rastit të saj, një kirurg plastik, Ameer Khan, ka thënë për thënë “OK Magazine” në vitin 2022 se:

“Ka rreziqe që lidhen me anestezinë e përgjithshme të përsëritur. Sa më gjatë të ndodhë kjo, aq më shumë ka të ngjarë të ekspozohet trupi ndaj rreziqeve të rëndësishme që mund të përfshijnë edhe vdekjen.  Rreziqet e tjera lidhen me vetë operacionin. Kirurgjia është një procedurë traumatike. Sa më shumë operacione të keni, aq më shumë plagë keni. E gjithë kjo mund të çojë në një ndërprerje të shkallës së shërimit të lëkurës dhe më pas gjërat mund të fillojnë të shkojnë keq”./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button