Bota

Çnjerëzore! 17-vjeçarja përplaset nga dy makina njëra pas tjetrës në mes të qytetit, por askush s’ndalon ta ndihmojë, as kalimtarët

Një ngjarje e rëndë dhe çnjerëzore ka ndodhur në Athinë, ku një vajzë vetëm 17 vjeçe është përplasur nga dy makina njëra pas tjetrës.

Siç shihet edhe nga pamjet, e reja është përplasur nga një makinë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas vijojnë disa makina të tjera të kalojnë, pa u shqetësuar aspak se në mes të rrugës ndodhej një trup njeriu.

Pas disa makinave, një tjetër e ka aksidentuar sërish vajzën që ndodhej e shtrirë në rrugë, e më pas ka ecur disa metra pas… dhe është larguar duke e lënë të renë po aty.

Ajo që është më e trishtë është fakti se në atë rrugë kanë kaluar edhe mjete, por edhe këmbësorë, duke e lënë të renë për disa minuta pas asnjë ndihmë.

Më pas ka qenë një këmbësor që ka ndaluar dhe ka njoftuar policinë. Sipas mediave greke adoleshentja ndodhet në spital në gjendje shumë të rëndë, ndërsa policia po kërkon për dy shoferët e automjeteve që e kanë përplasur, ndërsa kërkon edhe ndihmën e qytetarëve.

“Të gjithë ata që kanë kaluar dhe e kanë lënë vajzën për minuta të tëra në rrugë, të mendojnë se ajo është fëmija i tyre”, ka thënë përfaqësuesja e policisë.

Rasti ka marrë një vëmendjen të madhe në media, pikërisht për sjelljen çnjerëzore!/Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button