Çmimi i Madh i Austrisë/ Verstappen dominon Sprintin, lë pas McLaren
Max Verstappen fitoi garën Sprint të Çmimit të Madh të Austrisë.
Holandezi i Red Bull dominoi para makinave McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris me të cilat i dha jetë një dueli të madh.
Vendi i katërt për Mercedesin e George Russell dhe i pesti për Ferrarin e Carlos Sainz junior.
I gjashti Lewis Hamilton, i shtati Charles Leclerc me Ferrarin tjetër dhe pastaj Sergio Perez me Red Bullin e dytë.
Verstappen u konfirmua i pandalshëm me një makinë superiore.
Pavarësisht ndonjë problemi me menaxhimin e Power Unit në fazat e para të garës, holandezi ia doli t’i mbyllë 23 xhirot e garës së shkurtër me një distancë komode prej 4”6 ndaj Piastrit që ishte i jashtëzakonshëm për të përfituar edhe nga dera që iu la hapur nga shoku i skuadrës Lando Norris, që shpërtheu në ndjekje të Verstappen.
Momenti sensacional ishte në xhiron e pestë, kur Lando sulmoi dhe parakaloi Max që gjithsesi kryqëzoi trajektoren dhe pastaj me sistemin DRs mori kryesimin në shkëputjen pasardhëse.
Pikërisht Norris ishte ai që mbeti i humbur pasi i parakaluar nga Verstappen, nuk ja doli të mbyllte derën ku u fut dhe shoku i skuadrës duke e lënë Landon në vend të tretë./OraNews