Çfarë mendoni, kush fiton sonte: Zvicra apo Italia?
Gazetari i Deutche Welle, Bahri Cani, ka hedhur sot një postim me këtë pyetje që u intereson shumë edhe tifozëve shqiptarë, pavarësisht se ekipi ynë kombëtar e mbylli rrugëtimin e tij në EURO 202.
“Çka mendoni, kush fiton sonte: Zvicra apo Italia? – shkruan z. Cani. – Sonte fillon faza përfundimtare e Kampionit Evropian në futboll me ndeshjen Zvicër – Itali, në ora 18:00.
E di që Italia ka ndoshta shumë tifozë shqiptarë, përkundër faktit që Shqipëria është eliminuar pikërisht duke i “falënderuar” humbjes nga italianët, por unë përfundimisht sonte jam me Granitin, Xherdanin dhe “schwizat” e tjerë. Zvicra në ndeshjen me Gjermaninë ka barazuar, ndërsa ka fituar kundër Hungarisë dhe ka barazuar me Skocinë.
E Italia ka mundur Shqipërinë, ka humbur nga Spanja dhe ka barazuar në sekondat e fundit me Kroacinë.
Çfarë mendoni ju, kush ka më shumë shanse sonte? Sa për mua: Hopp Schwiiz!” përfundon gazetari i mirënjohur./OraNews