Bota

Shembet çatia e aeroportit ndërkombëtar në Indi pas motit të keq, një i vdekur dhe disa të plagosur

Shiu i dendur dhe erërat shkaktuan shembjen e një çatie në aeroportin kryesor të kryeqytetit indian Nju Delhi, ku për pasojë një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Moti i keq bëri që autoritetet të anulonin fluturimet nga një terminal, thanë zyrtarët.

Një pjesë e tendës u shemb në seksionin e nisjeve të Terminalit 1 të aeroportit të Nju Delhit në orën 5 të mëngjesit (koha lokale), thuhet në një deklaratë të aeroportit të postuar në Platformën X.

Ka pasur të lënduar. Personeli i shërbimeve emergjente po punon për të ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, si dhe ndihmën mjekësore për ata që kanë nevojë”, thuhet në të njëjtin njoftim.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button