Life Style

Me pushime së bashku, Meritoni poston fotot ‘hot’ të Ilnisës

Dy ditë më parë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi zbuluan përmes postimeve në rrjetet sociale se po iknin me pushime

Dy ditë më parë, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi zbuluan përmes postimeve në rrjetet sociale se po iknin me pushime, por pa treguar destinacionin.

Por me të mbërritur në vendin ku po shijojnë disa ditë relaksi, dy ish-banorët e “Big Brother VIP” treguan se kishin zgjedhur Turqinë për të bërë plazh.

Që të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre foto e video nga këto pushime, duke treguar se po i shijojnë në maksimum.

Moderatori i njohur ka postuar në “Instagram” disa fotografi, në të cilat shfaqet së bashku me partneren e tij.

Në foton e parë të albumit ka preferuar të lërë një pozë të tij dhe më pas vijon me një foto të Ilnisës, e cila është e shtrirë në shezlong dhe po merr rreze dielli. Ndërkohë në një foto tjetër shfaqen të dy bashkë. / VizionPlusTv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button