Kroacia merr vendimin për Daliç pas eliminimit nga europiani
Zlatko Daliç do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
Edhe pse pritej që Daliç të largohet pasi Kroacia e mbylli në vendin e tretë në Grupin B me vetëm dy pikë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Kështu ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustiç, që ka konfirmuar se Daliç do të mbetet në detyrën e trajnerit.
“Ai është dhe do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, tha Kustiç për Nova TV.
Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modric në kombëtare.
“Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha Kustic për të ardhmen e mesfushorit kroat./vizionplus.tv