250 mln lekë vetëm lule/ Brenda luksit të shfrenuar në dasmën e Kristian dhe Drilona Boçit!
Dy njerëz që festojnë aq madhërisht 10 vitet e dasmës së tyre
Prokuroria e Tiranës sekuestroi pasuri me vlerë 50 milionë euro të Krisjan Boçit, të dënuar për drogë në Belgjikë dhe 6 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ku dyshohet se rol kishin edhe bashkëshortet e tyre.
Kristiani dhe Drilona njihen për jetën e luksit që kanë bërë prej vitesh dhe që nuk kursehen ta ekspozojnë në rrjete sociale. Çifti është martuar në vitin 2008 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Para 6 viteve ata festuar 10 vjetorin e martesës së tyre, ku organizuan një dasmë të dytë shumë luksoze me 115 të ftuar të afërm të tyre dhe personazhe VIP.
Për eventin e organizuar në një ambjent luksoz të Tiranes ishin zgjedhur për dekorim rreth 30 mijë lule të freskëta natyrale të cilat veshën gjithë ambientin nga tavani në dysheme, ku vetëm këto lule pa shtuar asnjë detaj tjetër kushtuan 250 milionë lekë të vjetra.
Ftesa ishte një vepër arti më vete. Drilona ishte frymëzuar nga një dasmë libaneze, për formën e këpucës së Hirushes. Ajo mbante një lule lavander dhe ishte e parfumosur me Tom Ford Noir de Noir.
Për të shtuar detajet e luksit, Drilona kishte zgjedhur një fustan bojëqielli “Dolce & Gabbana”, të cilin e kishte shoqëruar me këpucë qelqi, për ta kthyer veten në një Hirushe.
Përrallat mbyllen me “ata jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe për dy njerëz që festojnë aq madhërisht 10 vitet e dasmës së tyre dhe u shkëlqejnë sytë në çdo vështrim, vërtetësinë e kësaj fjalie që mbjell ëndrra në çdo shekull, mund ta besosh më lehtë./gazetashqip.com