Sport

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare Nedim Bajrami kryeson listën e rekordeve historike që u thyen në Euro 2024!

kampionatit europian të futbollit, UEFA ka nisur të shkruajë rreth rekordeve historike që janë thyer këtë edicion të Euro 2024. Nga futbollisti më i ri, trajneri më i ri, goli më i shpejtë etj duket këtë sezon janë thyer disa rekorde të cilat mbeten për t’u parë në kampionatet e tjera nëse do të sfidohen. Ai që e kryeson listën e rekordeve është futbollisti i Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami i cili shënoi golin më të shpejtë që është shënuar ndonjëherë në historinë e këtij kampionati, pikërisht në sekondën e 23-të në ndeshjen me Italinë.

Rekordet e thyera deri më tani në fazën grupore:
Lojtari më i ri ndonjëherë: Lamine Yamal (Spanjë) – 16 vjeç 338 ditë;
Trajneri më i ri ndonjëherë: Julian Nagelsmann (Gjermani) – 36 vjeç 327 ditë;
Kapiteni më i ri ndonjëherë: Dominik Szoboszlai (Hungari) – 23 vjeç 243 ditë;
Lojtari më i vjetër ndonjëherë: Pepe (Portugali) – 41 vjeç 117 ditë./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button