Sport

EURO 2024/ Mbyllet faza e grupeve, njihuni me të gjitha çiftet e 1/16-ve

Mbrëmjen e djeshme është mbyllur faza e grupeve e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia janë skuadrat e fundit që siguruan kualifikimin.

Në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme, gjorgjianët mposhtën Portugalinë e Ronaldos të cilët kishin siguruar kualifikimin me rezultatin 2-0 duke bërë realitet ëndrrën e tyre për të marrë pjesë në fazën me eliminim direkt të kompeticionit.

Nga ana tjetër, Turqia vulosi kualifikimin si e dyta e grupit falë fitores 1-2 ndaj Republikës Ceke.

Ndërkohë përveç këtyre skuadrave, tutje janë kualifikuar edhe Spanja, Gjermania, Franca, Rumania, Austria, Anglia, Zvicra, Danimarka, Sllovenia, Belgjika, Holanda, Sllovenia dhe Italia duke plotësuar 16 skuadrat.

Ndërsa, këto do të jenë çiftet e 1/16-ve:

Spanjë – Gjeorgji

Gjermani – Danimarkë

Portugali – Slloveni

Francë – Belgjikë

Rumani – Holandë

Austri – Turqi

Angli – Sllovaki

Zvicër– Itali / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button