Sport

Çobani: UEFA me dy standarde; gjobit Shqipërinë, por jo federatën serbe për thirrjet “Kosova është Serbi”

Ish-futbollisti Artur Çobani ishte i ftuar në emisionin “EurOra” në “Ora Neës” ku foli për paraqitjen e kombëtares shqiptare në kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Ndërkaq ai komentoi dhe vendimin e UEFA-s për të gjobitur për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.

Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.

Por në këndvështrimin e Çobanit Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka shfaqur dy standarde ndaj shqiptarëve, pasi sipas tij, u ndëshkuan vetëm shqiptarët, ndërsa për Federatën Serbe nuk u mor asnjë vendim, edhe p[se thirrjet e tifozëve serbë ishin më shqetësuese.

Kemi një ndëshkim të Shqipërisë, por jo të Serbisë ku tifozët e saj thërrisnin “Kosova është Serbi””, u shpreh Çobani./oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button