Sport

Cilësohej si Valentino Rossi i ri, 9-vjeçari humb jetën në aksidentin fatal

9-vjeçari Lorenzo Somaschini, i cilësuar si Valentino Rossi i ri pësoi një lëndim fatal në kokë që çoi në vdekjen e tij.

Argjentinasi 9-vjeçar Lorenzo Somaschini kishte një dashuri për makinat dhe një ëndërr për të konkurruar në MotoGP. Por ëndrrat e tij u ndalën kur ai u përplas gjatë stërvitjes për Honda Junior Cup në Brazil, një nga garat më të mëdha të të rinjve në rajon.

Somaskini u shtrua në spital në Sao Paulo të premten, pas rënies së tij në pistën e Interlagos. Sipas trajnerit të tij, Diego Pierluigi, aksidenti ka ndodhur në cepin më të ngadaltë të pistës dhe teksa 9-vjeçari po udhëtonte me vetëm 40 km në orë.

“Rënia ishte shumë e ngadaltë, por Lolo goditi kokën në pjesën e poshtme të helmetës deri në pikën ku shkaktoi inflamacion në bazën e kafkës së tij”, tha ai.

Somaskini, i njohur si Lolo, bëri debutimin e tij në Superbike të Buenos Aires në prill. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button