Bota

Artisti i njohur pretendon se hakerat kanë keqpërdorur llogarinë e tij dhe kanë fituar miliona dollarë!

Ai pretendon se hakeri ka përdorur llogarinë e tij “X” për të promovuar një kripto token të quajtur “gunit”, i cili i referohet grupit hip-hop G-Unit.

50 Cent pretendon se hakerët, kanë abuzuar me llogarinë e tij të tregtimit të kriptomonedhave dhe kanë fituar miliona dollarë. “Kush e ka bërë këtë ka bërë 3.000.000 dollarë në 30 minuta”, ka shkruar reperi në platformën “X”.

Fifty Cent pretendon se hakeri ka përdorur llogarinë e tij “X” për të promovuar një kripto token të quajtur “gunit”, i cili i referohet grupit hip-hop G-Unit në të cilin performonte më parë 50 Cent. Pak ditë më parë një haker postoi mesazhin “$gunit vetëm për fituesit…”, duke nxitur një numër të panjohur përdoruesish të blejnë kriptomonedhën.

Rikujtojmë se reperi i njohur ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij, Daphne Joy, pasi ajo e akuzoi për përdhunim dhe dhunë. Sipas një padie të marrë nga Page Six, reperi i “In da Club” pretendon se modelja e akuzoi atë se e kishte dëmtuar sepse kërkoi të merrte kujdestarinë e vetme të djalit të tyre 11-vjeçar, Sire./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button