Life Style
“Është djali më i bukur shqiptar”/ Më në fund, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T
Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie.
Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel. Edhe pse nuk e tha emrin, Adrola tha se është e dashuruar me ‘djalin më të bukur shqiptar’.
“Uroj që askënd mos lashtë zoti pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e llastuar nga zoti. Unë si vajzë kam dëshirë ta bërtas lumturinë time. Jam e dashuruar.
Por në këto vite që po kalojnë i rri larg ulërimave sepse kam frikë. Më duket se çdo gjë e bukur nuk jeton gjatë nëse bëhet e madhe. Jam e lumtur dhe e dashuruar’-tha Adrola./gsh