Sport

Ndeshja Turqi-Portugali ndërpritet disa herë! Dy persona futen në fushë dhe kërkuan të bëjnë foto me Ronaldon

Ndeshja mes Turqisë dhe Portugalisë ka pasur disa ndërprerje në pjesën e saj të dytë. Kjo për shkak se disa persona kanë hyrë në fushë dhe kërkuan të bënin foto me Cristiano Ronaldon.

I pari ishte një djalë i vogël i cili nga tribuna, u fut me shpejtësi në fushë për të takuar Ronaldon.

Ky i fundit e përqafoi me përzemërsi dhe pranoi të bënte një foto me djalin e vogël, i cili më pas u doli vetë nga terreni. Pak minuta më vonë, një tjetër djalosh hyri në fushë për të bërë të njëjtën gjë dhe këtë radhë ylli portugez u mërzit me këtë ndërprerje.

Tifozi shkoi dhe kapi Ronaldon nga qafa, me portugezin që nuk reagoi ndërsa stjuardët e shkëputën tifozin me vështirësi./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button