Sport

“Serbët janë fashistë”/ Zeka: Tifozë me parrulla “vdekje shqiptarëve”, Serbia duhet të kuptojë…

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, në një intervistë për “Top Arena”, vlerësoi paraqitjen e tifozëve shqiptarë në Gjermani, që sipas tij janë treguar më civilë se çdo tifozeri tjetër.

Duke folur për Serbinë, që kërcënoi sot se do të largohet nga “Euro 2024” pasi tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë bënë thirrje të neveritshme në stadium, Zeka tha se “parullat më fashiste janë dëgjuar në kampionat nga tifozët serbë”.

“Unë do isha shumë i lumtur nëse një ditë do të bëjmë tifozeri për Serbinë. Por, si mund të bëjmë tifozeri, kur ata thonë vdekje shqiptarëve. Por, në anën tjetër, shikoni civilizimin e tifozëve shqiptarë në Hamburg krah për krah kroatëve. Kemi festuar me ta në stadium. Askush nuk e ka treguar më shumë civilizimin.

Këta reagojnë për çdo gjë që ne bëjmë, për çdo veprim të futbollistëve tanë. Por në realitet, parullat më fashiste janë dëgjuar në kampionat nga tifozët serbë” ‘vdekje shqiptarëve’. Edhe kur tifozët anglezë ia kthyen duke thënë se Kosova është Republikë, serbët thanë që ishin shqiptarë ata që gjasme kanë provokuar atje. Mendoj se Serbia duhet ta kuptojë që parullat më fashiste janë dëgjuar në kampionat nga tifozët serbë”, tha Zeka./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button