Lajme

Jo vetëm Shqipëria, Reuters: Ndërprerje energjie në 4 shtete të Ballkanit, ja cili ishte motivi

Ditën e sotme, Shqipëri për disa minuta ka qenë në ‘black out’ për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin.

E njëjta situatë është parë edhe në Mal të Zi, Bosnjë dhe pjesërisht në Kroaci,  sipas Reuters.

Agjencia e lajmeve shkruan: “një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të bregdetit të Kroacisë të premten, duke ndërprerë punën e bizneseve, duke nxjerë nga puna semaforët dhe duke i lënë njerëzit të pa ajër të kondicionuar në mes të një vale të të nxehtit.

Ministri i Energjisë i Malit të Zi tha se ndërprerja u shkaktua si pasojë e një rritjeje të papritur e konsumit të energjisë për shkak të temperaturave të larta dhe nga vetë ngrohjes që mbingarkonte sistemet.

Kujtojmë se Operatori i Sistemit të Transmetimit reagoi duke thënë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. 

Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kryqja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, njoftoi OST./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button