Françeska Murati shoqe me Sara Gjordenin? Ish-miss Londra zbulon të vërtetën si përfunduan në një juri dhe shpjegon situatën mes tyre
Pas mbarimit të Big Brother VIP, Françeska Murati nisi një rrugëtim të ri në emisionin ‘She’s On Top’, si anëtare e jurisë së programit.Ajo që na habiti ishte se krah Françeskës, qëndron edhe Sara Gjordeni. Dy vajzat kanë pasur përplasje të forta me njëra-tjetrën në shtëpi dhe pritej që e njëjta gjë të ndodhte në program.
Në një intervistë në “Natën me Aulonën” Françeska tregon se në të vërtetë nuk e ka ditur aspak që do të ishin të dyja në juri. Megjithatë, ajo ka vendosur të respektojë marrëdhënien e punës dhe të sillet si një profesioniste. Lajmet e miqësisë mes tyre nuk janë aspak të vërteta pasi situata s’është e qetë.
Françeska Murati: Për njerëzit që nuk e dinë, besoj që shumë nuk e dinë, unë nuk e dija që Sara do të ishte në juri. Natën e parë që kemi shkuar për natën e parë të She’s On Top, jam ulur në juri dhe kam parë Sarën që ka kaluar, kam thënë “ku jam, çfarë po ndodh, po më bëjnë sytë?” She’s On Top” xhirohet në oborrin e shtëpisë së Big Brother, kështu që isha ç’po ndodh, deja vu? Por në fund të ditës jam profesioniste, ajo është një punë, stafi i She’s On Top kanë përzgjedhur Sarën ashtu siç më kanë përzgjedhur mua, kështu që duhet të respektoj vendimin e tyre. Sara ka vendin e saj, unë kam vendin tim dhe sa më pak sherre. Sa më pak eliminime.
Por nuk është se jeni bërë shoqe./SOT.COM.AL