“Nuk e prisnim kaq të vështirë”, Dalic: Ndaj Shqipërisë bëmë shumë gabime
Shqipëria dhe Kroacia shënuan nga dy gola, në “Volksparkstadion”, të Hamburgut, duke arritur të sigurojnë pikët e para në këtë Kampionat Evropian të futbollit.
Mirëpo, nëse ne na “ngroh” disi ky barazim, krejtësisht e kundërta është për teknikun, Zlatko Dalic, i cili në konferencën e tij për shtyp, pas sfidës u duk disi i “tronditur” ka ky rezultat.
Fillimisht, tekniku kroat foli për performancën e djemve të tij, të cilën e konsideroi me dy “fytyra”, ku në pjesën e parë ishin totalisht të çorientuar, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës rikuperuan terren e madje arritën të përmbysnin gjithçka me dy gola të shpejtë, pavarësisht se sfida u mbyll në barazim.
“Ishin dy pjesë të ndryshme. E para ishte e keqe, pësuam gol dhe nuk mund të bënim asgjë sepse ishim të ngadaltë, kundërshtari ishte i motivuar dhe pas topit. Bëmë shumë gabime, humbëm shumë topa. Në pjesën e dytë u shfaqëm më mirë. Më të vendosur, ne ndryshuam me të vërtetë për të arritur në avantazhin 2-1, por në shtesë na barazuan. Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi ende gjallë dhe ndeshja e fundit vendos gjithçka”.
Më tej gjatë konferencës, tekniku Zlatko Dali deklaroi se pas golit të dytë skuadra e tij synoi të thellonte avantazhin e për pasojë u gjendën në situatën ku pësuan e ndër të tjera theksoi se nuk e priste kurrësesi, se ky grupi do të rezultonte kaq i vështirë për ta.
Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq dhe më pas ata patën mundësinë për golin e dytë, pas shumë vështirësive. Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik për ne. Kampionati Europian është një histori ndryshe nga Kupa e Botës. Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë, kundershtari na doli disi jashtë planeve.
Në sfidën e radhës, Kroacia thuajse e eleminuar do të përballet me Italinë./OraNews