Edhe shqiptarët me sy e veshë nga Spanjë-Itali, formacionet e mundshme
Pas fitoreve respektive në raundin e parë, Spanja dhe Italia do të përballen këtë mbrëmje në “Veltins-Arena” të Gelsenkirchen me synimin për të fituar kalimin në fazën e 16 më të mirave.
Jo vetëm kaq: me barazimin 2-2 të arritur mbrëmë në Kroaci-Shqipëri, një sukses i kujtdo ekip do t’i garantonte vendin e parë në grup.
Është një nga ndeshjet më të shumëpritura të fazës së grupeve, një ndeshje që Luciano Spalletti do të dëshirojë ta përballonte pa deformuar identitetin e një Italie që dëshiron të sfidojë “Furinë e Kuqe” me të njëjtin qëndrim të treguar të shtunën në mbrëmje në Dortmund:
Sa u përket formacioneve të mundshme, nuk priten ndryshime në asnjë kamp, pra do të jenë të njëjtat 11-she startuese si në ndeshjet me Kroacinë (Spanja) dhe Shqipërinë (Italia).
Spanjë-Itali, formacionet e mundshme:
Spanja (4-3-3) – Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella; Pedri, Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Morata, Nico Ëilliams.
Në dispozicion: Raya, Remiro, Vivian, Merino, Joselu, Olmo, Ferran Torres, Grimaldo, Laporte, Alex Baena, Zubimendi, Oyarzabal, Jesus Navas, Fermin Lopez, Perez.
Trajner: Luis de la Fuente.
Itali (4-2-3-1): Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.
Në dispozicion: Vicario, Meret, Gatti, Buongiorno, Mancini, Darmian, Bellanova, Cambiaso, Cristante, Fagioli, Folorunsho, El Shaaraëy, Zaccagni, Retegui.
Trajner: Luciano Spalletti.
Gjyqtar: Slavko Vinçiq. /Supersport/Top Channel