Dedikim për Heidin? Massimiliano Varrese flet për BBVA3: Eksperienca që kam pasur me…
Gjatë intervistës ai u pyet në lidhje me jetën e tij private dhe për BBVA3.
Ish-banori i Grande Fratello Massimiliano Varrese ishte i ftuar në emisionin Top Arena, në Top Channel. Varrese u vu përballë pyetjeve të moderatores Erjola Doçi. Gjatë intervistës ai u pyet në lidhje me jetën e tij private dhe për BBVA3.
Massimiliano krijoi një romancë në GF me ish-banoren e BBVA3 njëkohësisht edhe të GF, Heidi Bacin.
Ai ka thënë se ka tentuar t’a ndjekë BBVA por nuk kuptonte gjuhën shqipe gjithashtu ka deklaruar se kënga e fundit ishte në lidhje me eksperiencën e tij në GF pa përmendur Heidin.
Erjola Doçi: Big Brother VIP 3 a e ke parë?
Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas
Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua…
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë
Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur
Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy ?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar./gsh