Life Style

“Duhet t’i veshësh që sot”/ Juli i dhuron mbathje Manushit, Erjola sjell në “Top Arena”… (VIDEO)

Të premten mbrëma nisi transmetimin në Top Channel emisioni “Top Arena” që do të na shoqërojë çdo ditë, përgjatë Kampionatit Europian të Futbollit

Të premten mbrëma nisi transmetimin në Top Channel emisioni “Top Arena” që do të na shoqërojë çdo ditë, përgjatë Kampionatit Europian të Futbollit.

Spektakli nisi plot surpriza dhe të papritura. Në studio u bënë bashkë ish-banorët të reality show-t, “Big Brother VIP”.

Ish-finalisti i edicionit të tretë, Julian Deda u kujdes të vinte me një dhuratë për moderatorin e njohur, Ed Manushi, një palë mbathje për mbarësi.

“Unë jam në Virgjëreshë detajiste dhe ajo që nuk të shkoi në mend ty, më shkoi në mend mua. Të kam sjellë një dhuratë sot Manush. Që të të shkojë mbarë ky emisioni, duhet t’i veshësh që sot”, tha aktori i dashur për publikun.

“Çfarë thua ti mo, po janë të vogla mo”, ia ktheu me humor Manushi.

Por as ish-banorja e BBV3, Erjola Doçi, nuk erdhi duarbosh, pasi ishte kujdesur të sillte hallvë për të gjithë të ftuarit.

“Si mund të vija unë duarbosh. Unë dhe hallva ime. Unë do të ta jap ty Alesia, është për mirë”, u shpreh Erjola. / Gazeta shqiptare

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button